Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari dhe Kukësi, luftë për vendin e dytë

Në një kampionat si ky, çështja e kreut dhe fundi i renditjes kanë marrë formë, por gara mbetet e hapur në të gjithë elementët e tjerë. Mbi të gjitha spikat beteja për vendin e dytë. Flamurtari dhe Kukësi, të shkëputura përkatësisht 13 dhe 14 pikë nga Skënderbeu i vendit të parë, i kanë dhënë jetë një lufte të fort sportive.

Me barazimin në Durrës, vlonjatët venitën disi ëndrrën drejt titullit, duke u kthyer në realitetin për të cilin trajneri Duro ka folur prej fillimit të sezonit, që kuqezinjtë nuk janë ende në nivelin e korçarëve, megjithatë e shohin veten brenda objektivave: garën për Europën.

Aktualisht Flamurtari pozicionohet në vendin e dytë, ndërsa Kukësi një shkallë më poshtë, por diferenca me vetëm një pike në renditje, bën që në 15 javët e mbetura të Kategorisë Superiore gjithçka të mbetet e hapur.

Matematika i lejon të besojnë edhe të vendi i parë, megjithatë për të qëndruar me këmbë në tokë, të gjitha forcat do të përqendrohen te marrja e rezultateve që do ti ndihmonin në arritjen e objektivit të vërtetë.

Të dyja skuadrat gjithashtu janë kualifikuar edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, aktivitet nëpërmjet të cilit do të fitonin të drejtën e një bilete drejt ndeshjeve ndërkombëtare, por ku synimi kryesor është mbyllja e sezonit me trofe.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...