Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari e Luftëtari, edhe matematika nuk i mban gjatë në Superiore

Fundi i një makthi. Nuk është befasi e as nuk do të ketë lot dëshpërimi, sepse është thjesht çështje kohe derisa Luftëtari e Flamurtari zyrtarisht t’i thonë mirupafshim Kategorisë Superiore. 1+1 bëjnë 2: klubet pa financa do të largohen nga liga e më të mirëve në Shqipëri.

Matematika mund t’i dënojë që këtë fundjavë. Të dielën, nëse gjirokastritët dorëzohen ndaj Tiranës kryesuese dhe vlonjatët mposhten përballë Skënderbeut në Vlorë, e në të njëjtë kohë Bylisi i vendit të 8-të fiton përballë Teutës, atëherë zyrtarisht Luftëtari e Flamurtari do të jenë në Kategorinë Inferiore.

Skuadra e Novit ka një distancë prej 22 pikësh me ballshiotët, ndërsa kuqezinjtë kanë 25 pikë më pak se Bylisi. Nëse fusha prodhon rezultatet e përmendura më herët, atëherë me 8 javë nga fundi distanca mes Luftëtarit e Bylisit do të shkonte në 25 dhe ajo mes vlonjatëve e skuadrës së Dovedan do të kapte kuotën 28 pikë, matematikisht e mbyllur.

Gjithsesi, nuk mund të anashkalohet një element i rëndësishëm, si Luftëtari ashtu edhe Flamurtari, edhe pse prej kohësh e kanë të qartë fatin e tyre, asnjëherë nuk kanë treguar mungesë respekti ndaj këtij sporti të mrekullueshëm, madje u kanë hapur punë edhe skuadrave kryesuese, rasti më i fundit ishte të mërkurën, kur gjirokastritët u dorëzuan vetëm në minutën e 95-të ndaj Kukësit.

Në këtë mënyrë, edhe pse të dielën në mbrëmje mund të jenë në Kategorinë e Parë, kjo nuk do të thotë se do ta vijojnë kampionatin si dy skuadra me portën e hapur për këdo, përkundrazi…

Përgatiti: Glendi Tafaj

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...