Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Flamurtari-Feronikeli, në Prishtinë luhet dueli për kreun

Një sfidë ku në lojë është kreu i klasifikimit. Sot në orën 15:45 në Prishtinë në një sfidë që ashtu si e gjithë IPKO Superliga e Kosovës do të transmetohet live në Supersport, Flamurtari surpriza e vërtetë e këtij fillim sezoni në Kosovë do të presë në shtëpi në supersfidën e javës së 6-ët Feronikelin, skuadrën që sëbashku me Prishtinën e Josës ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit dhe që është favoritja e madhe për të fituar titullin kampion. Për të ruajtur kryesimin edhe pas javës së 6-të, Flamurtarit do t’i mjaftonte edhe një barazim ndërsa Feronikelit i nevojitet fitorja. Gjithsesi përballë kuqezinjëve nga Prishtina të cilët janë në superformë, ekipi nga Drenasi do ta ketë të vështirë të marrë maksimumin edhe pse duhet pranuar se që nga momenti që në stolin e Feronikelit është ulur Zekirija Ramadani, skuadra ka ndryshuar fytyrë duke marrë dy fitore me rezultat të thellë në dy ndeshjet e para. Në orën 15:45 në ekranin e Supersport nuk do të mungojë as dueli mes Lirisë dhe Llapit një tjetër sfidë interesante e javës së 6-të. Ndërsa po sot luhet edhe takimi mes KEK-ut dhe Drenicës, një ndeshje në të cilën vendasit do të synojnë të marrin pikët e para.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...