Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Flamurtari firmos me kapitenin e Kastriotit, konfirmohet edhe trajneri

Flamurtari siguroi rikthimin në Kategorinë e Parë, aty ku shpreson dhe beson se do të qëndrojë vetëm një sezon. Kuqezinjtë kanë si objektiv kalimin në Abissnet Superiore dhe për t’ia dalë nevojiten prurje cilësore.

Klubi vlonjat ka prezantuar sot afrimin e parë në merkato. Flamurtari ka firmosur me Sokol Nezirin, ish-kapitenin e Kastriotit. 25-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, por mund të luajë edhe në qendër e si mesfushor shkatërrues.

Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C”, lexohet në faqen zyrtare të klubit të madh, që pritet të jetë shumë aktiv në merkato.

Ndërkohë, drejtuesit kanë konfirmuar Dritan Resulin në stolin e skuadrës. 46-vjeçari shpreson të sigurojë një tjetër sukses me kuqezinjtë, duke i rikthyer ata në elitën e futbollit shqiptar.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...