Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari gati për stërvitje, dezinfekton stadiumin e Vlorës!

Flamurtari gati për rifillimin, dezinfekton ambjentet e stadiumit. Klubi i Flamurtarit ka dezinfektuar këtë të dielë ambjentet e stadiumit të tij për të qenë gati për rifillimin e stërvitjes që gjithçka të jetë brenda rregullave të parashikuara nga protokolli i sigurisë, pas miratimit që dha ministria e shëndetësisë për nisjen e stërvitjes kolektive në ambjente të hapura. Gjatë kësaj të diele janë dezifenktuar të gjitha ambjentet e stadiumit “Flamurtari” të Vlorës duke nisur nga zyra e presidentit, ambjentet e zyrtarë të klubit, dhomat e zhveshjes, koridoret, por njëkohësisht dhe dushet e impiantit.

Dezinfektimi i stadiumit është një prej kushteve që duhet të ndërrmarrë çdo klub i Superiores përpara rifillimit të sezonit futbollistik në vend që është parashikuar të startojë më datë 3 qershor. Dezinfektimi i stadiumit të Vlorës vjen menjëherë pas kryerjes së të njëjtës proçedurë dhe nga ekipi i Tiranës, rreth 24 orë më parë të njëjtin protokoll sigurie e zbatoi si në stadiumin Selman Stërmasi gjithashtu dhe në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...