Flamurtari gjen menjëherë pasuesin e Marceloo Troisit në pankinë. Vlonjatët kanë vendosur t’i besojnë pankinën italianit Diego Longo, i cili sezonin e kaluar drejtoi Kukësin në Superiore.
Italiani 47-vjeçar ishte i papunë që prej largimit nga verilindorët, teksa këtë të enjte zbarkoi në Vlorë dhe u prezantua në pankinë nga presidenti i kuqezinjve, Sinan Idrizi.
Lexo edhe:
- Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë
- “Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez
- Nisin eliminatoret e EURO 2024, ndeshjet që mund të ndiqni në “SuperSport”
- Flet trajneri: Prenga një bishë, synon të pushtojë botën
Duket se Longo është dhurata e Idrizit për 100-vjetorin e klubit, teksa italiani ka nisur nga puna menjëherë, për të rikthyer Flamurtarin në elitën e futbollit shqiptar.
“Jam këtu duke menduar për 6 ndeshjet që kemi përpara, ajo që do të ndodhi më vonë nuk ka rëndësi, duhet të shkojmë në Superligë, sot ekziston vetëm Flamurtari dhe këto 6 ndeshje. Skuadra e parë që kam njohur është Flamurtari në Shqipëri sepse kam qenë pjesë e “Petrolul Ploeshti” kur Flamurtari është ndeshur me këtë skuadër. Jam këtu në 100 vjetorin e klubit me njerëz që i kanë dhënë shumë dhe shpresoj se është ogur i mire”, u shpreh Longo në prezantim.
