Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari i “pathyeshëm”, në Kukës provë force

Penallti e mohuar apo jo, penallti legjitime apo jo, Flamurtari përtej konstetimit të episodeve arbitrale është një skuadër nga ato të forta me f të madhe, ndoshta jo shumë spektakolare por pothuajse e pamundur për t’u mposhtur. Ishte pikërisht kjo që u pa edhe në Kukës, një skuadër me ekuilibra të jashtëzakonshëm, me disiplinë taktike në gjithë centimetrat e fushës, lojtarë luftarakë që është e vështirë t’u fitosh duelet, dhe mbi të gjitha e mirëorganizuar në mbrojtje. Një mbrojtje e organizuar mirë, Sidibe që lidh repartet, Zuka dhe Useini që shtyjnë më përpara dhe pesha të rënda në tredhëmbëshin e sulmit, Danilo, Busic apo dhe Nedjelkovic që po shfaq vlera, Flamurtari bëhet kërcënues sa herë që del përpara ndërkohë që pas, është shumë , shumë e vështirë që të pësojë dhe ndaj Kukësit u desh ai episod i Pollozhanit që Kukësi, një skuadër me potencial për tu respektuar në sulm të gjente rrjetën. Flamurtari me vetëm 11 gola të pësuar, ka me diferencë mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Duro ka ndërtuar një skuadër racionale, që si pëlqen aventurat por të sigurt , jo më kot bashkë me Skënderbeun janë dy skuadrat që kanë pësuar vetëm nga dy humbje këtë kampionat, edhe pse mbi Flamurtarin rëndojnë më shumë barazime.  E vetmja humbje me dy gola diferencë në fakt në këtë sezon është ajo e nisjes së kampionatit, pikërisht përballë Skënderbeut, 2-0,  fundjavën e ardhshme Flamurtari shkon në Korçë edhe për të mbajtur gjallë luftën e kreut, me skuadrën e Ilir Dajës i ndajnë 8 pikë, Skënderbeu në formë edhe ndaj Vllaznisë ka sulmin më të mirë të kampionatit, Flamurtari mbrojtjen më të mirë, përplasen pothuajse  dy filozofi të ndryshme por në fund të fundit aksioma e të gjitha kohërave nuk ndryshon, në futboll për të fituar, mjafton të shënosh një gol më tepër se kundërshtari.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...