Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Flamurtari investon për rikthimin në Superiore, synohet afrimi i dy futbollistëve të Vllaznisë

Flamurtari preku fundin verën e kaluar, duke zbritur në Kategorinë e Dytë, por qëndroi aty vetëm një sezon, pasi falë investimeve në emra cilësorë, ia doli të sigurojë ngjitjen dhe në të njëjtën kohë të shpallet kampion në këtë kategori.

Sezonin e ardhshëm vlonjatët do të garojnë në Kategorinë e Parë, por edhe aty e shohin veten si kalimtarë, pasi synojnë rikthimin menjëherë në Superiore dhe për këtë drejtuesit e klubit po punojnë për një merkato vërtetë të fuqishme.

Kështu administratori Sinan Idrizi konfirmon sërish dashurinë e tij për shkodranët, teksa pas Gocajt, Pjeshkës e Ramadanit, këtë sezon pritet të afrojë edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Abdurrahman Fangaj.

Ky i fundit nuk gjeti hapësira te Vllaznia, ku ka luajtur shumë pak, pasi ka konkurrencë të fortë me kapitenin Gurishta dhe është gati të transferohet në Vlorë për të gjetur vazhdimësi në lojë, pas dëmtimit të rëndë që kaloi sezonin e kaluar.

Por nuk mjafton me kaq, pasi te Flamurtari dëshirojnë të marrin një tjetër futbollist të kuqebluve. Bëhet fjalë për vlonjatin e sulmit, Ardit Hoxhaj, i cili gjithashtu këtë sezon humbi vendin e titullarit në Shkodër dhe një rikthim në qytetin e lindjes do të ishte gjithmonë i mirëpritur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...