Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari-Kukësi, në Vlorë barazimi nuk kënaq askënd

Ndryshime rrënjësore, lojtarë që në muajin e fundit kanë ndryshuar fanellë dhe vetëm 1 pikë në kampionat. Flamurtari-Kukësi do të jetë jo vetëm sfida përmbyllëse e javës së dytë të Superiores, por dhe një nga ndeshjet më interesante. 3 lojtarë kryesorë të bluve gjatë sezoneve të fundit, Albi Alla, Enea Kolici dhe Elton Kale u larguan me bindje të plotë nga verilindorët për t’iu bashkuar kuqezinjve. Braziliani është ende në konflikt me Kukësin për çështjen e kontratës dhe nuk mund të zbresë në fushë.

Daja nuk u shfaq në kulmin e entuziazmit pas barazimit në Durrës. Megjithëse vlonjatët i patën rastet për të fituar, treguan mangësi në fazën mbrojtëse, duke u rrezikuar në disa raste, dhe pikërisht në këtë pikë tekniku kërkon më shumë vëmendje. Aktivizimi i Allës është i sigurt, teksa përkrah tij, me shumë gjasa, do të jetë Pollozhani. Useini e Batha do të formojnë “digën” në mesfushë me Torasën, Hysenin e Mustën në mbështetje të sulmuesit të avancuar Busic. Kuqezinjtë do të kërkojnë të thyejnë mallkimin personal, duke qenë se nuk fitojnë përballë Kukësit në Vlorë në një ndeshje kampionati nga 27 tetori i vitit 2013.

Në anën tjetër, megjithëse jemi vetëm në javën e dytë, të krijohet përshtypja sikur është fundi i edicionit për gjithçka ka ndodhur gjatë verës. Largimi i Pacult dhe ardhja e Cungut, polemikat në Europa League, largimet e lojtarëve, afrime të reja në ditët e fundit, çështja e Donjet Shkodrës dhe një barazim ndaj Laçit që duket se e ka vendosur që tani ekipin blu përpara një ultimatumi: fitore me çdo kusht në Vlorë. Pritet që tekniku 45-vjeçar të eksperimentojë me Zguron, i cili do të marrë vendin e Shkodrës në mesfushë përkrah Musollit, teksa mbrojtja do të përbëhet nga Maliqi, Cuculi, Shameti e Rrumbullaku. Në fazën e avancuar, Melo e Çyrbja do të jenë anësorë, me Reginaldon pas krahëve të Harbës. Flamurtari shpeshherë ka shërbyer si pikë kthese në aspektin pozitiv për Kukësin dhe kësaj radhe, më shumë se kurrë, nënkampionëve u duhet fitorja në Vlorë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...