Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari-Laçi dhe Vllaznia-Luftëtari, java e 5-të mbyllet me shkëndija

Java e 5-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet me dy takime shumë interesante mes 4 skuadrave që mbyllin renditjen dhe me përjashtim të Laçit kanë si objektiv kryesor qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Në Vlorë, Flamurtari i vendit të fundit që nuk ka grumbulluar asnjë pikë në 4 javët e para sfidon Laçin që sot në orën 16:00 ka mundësinë ideale për ta ngushtuar në vetëm 3 pikë distancën me kreun dhe për të rindezur ëndrrën titull. Bardhezinjtë e Starovës janë dukshëm favoritë përballë kuqezinjëve të Sadedinit që në ndeshjet e fundit e kanë rritur ndjeshëm nivelin dhe do të tentojnë pikët e para pikërisht përballë Laçit. Në Vlorë kurbinasit nuk fitojnë që nga 2017-ta ndërsa në 3 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 2 humbje dhe 1 barazim, megjithatë sot Laçi ka motivimin e duhur e duhur për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Në orën 16:00 në Loro Boriçi ndërkohë Vllaznia do të presë Luftëtarin në një ndeshje të drejtpërdrejtë për mbijetesën por në rast fitoreje skuadra e Mirsad Jonuz do të ngjiste shkallë të rëndësishme në renditje dhe do të katapultohej menjëherë në vendin e 4-t me pikë të barabarta me Teutën dhe Bylisin. Luftëtari që tashmë drejtohet nga një grek dhe ka marrë me Marantas në krye do të kërkojë të largohet me një rezultat pozitiv nga Shkodra pasi pak nga pak bluzinjtë po arrijnë formën e tyre optimale ndërsa lojtarët tashmë njihen më mirë me njëri tjetrin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...