Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari–Laçi, përballja që vendos shumë!

Java 16-të do të sjellë në skenë një nga duelet më të forta të këtij edicioni pasi në Vlorë do të luhet Flamurtari–Laçi.Të dyja skuadrat kanë ambicie të njëjta këtë edicion pasi kërkojnë zonën europiane duke qënë se dhe në renditje janë pranë njëri-tjetrit me një diferencë 4 pikë. Dueli i së dielës është një provë karakteri për të dyja ekipet që në javët e fundit kanë treguar oshilacione. Vlonjatët zhgënjyen në transfertën ndaj Kastriotit, pikërisht atëherë kur mendohej se Flamurtari ishte rikthyer në kulmin e vetë sidomos pas atij suksesi me Partizanin. Por në Fushë-Krujë kuqezinjtë dështuan për të vijuar me vazhdimësinë dhe tashmë në shtëpi duhet të tregojnë edhe një herë karakterin e tyre për tu ringritur në një sezon që deri më tani ka treguar ulje ngritje.E vështirë është kjo transfertë edhe për Laçin duke parë që fundjavën e kaluar nuk shkoi më shumë sesa barazimi pa gola me Kamzën,ndërkohë që në 3 javët e fundit i ka regjistruar të 3 rezultatet. Pavarësisht kësaj ecurie kurbinasit janë ende pranë kreut, pasi diferenca me Teutën e vendit të 3 është vetëm dy pikë ndërkohë që ka ende dhe dy faza të tjera për t’u luajtur. Për këtë arsye sfida e së dielës Flamurtari–Laçi është një provë karakteri. Nëse vlonjatët dalin me pikët e plota rikthejnë ambiciet e Europës dhe i afrohen sërish skuadrave të kreut, ndërkohë që Laçi jo vetëm mund të përfitojë nga përballjet direkte midis 4 të parave por largon një rival nga gara.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...