Abissnet Superiore

Flamurtari-Luftëtari, bluzinjtë kanë kundër statistikat

Flamurtari dhe Luftëtari në dy vitet e fundit kanë treguar se janë skuadra që mund të synojnë zonat e rëndësishme të Superiores pavarësisht se mënyra e ndërtimit të tyre ka patur filoziofi të ndryshme. Te Flamurtari është ndjekur trendi i shpenzimeve ndërsa te Luftëtari kanë besuar te emrat e  rinj. Por pavarësisht se janë ngritur në dy mënyra të ndryshme, gjithsesi në këtë kampionat deri diku të dyja formacionet po rezultojnë të sukseshsme. Flamurtari është përpjekur deri tani të bëjë anti-Skënderbeun duke shpalosur një lojë të kujdesshme dhe duke shfrytëzuar në maksimum cilësitë e individëve të saj, ndërsa Luftëtari është bazuar te energjia e të rinjve shpërthyes duke patur madje një prej sulmeve më cilësorë të këtij kampionati, por dhe disa prej lojtarëve më të kërkuar në merkato. Në dy fazat e para përballjet mes këtyre dy skuadrave nuk kanë arritur të prodhojnë asnjë fitues por përballja e radhës do të provohet të luhet për të marrë maksimumin si nga Flamurtari dhe Luftëtari, për vlonjatët për të ruajtur pozicionin në renditje me një grup skuadrash që ndjekin nga pas e për Luftëtarin për të treguar se e meriton një vend në Europë duke fituar ndaj Flamurtarit e duke hyrë seriozisht në garë për kompeticionet kontinentale. Gjithsesi për ta bërë këtë gjirokastritët duhet të mposhtin dhe statistikat me Flamurtarin, që në dy vjet nuk ka asnjë humbje kundër Luftëtarit.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency