Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari, ndaj Vllaznisë nevojitet fitore për Europën

Fitorja ndaj Vllaznisë si detyrim për Flamurtarin, për të hedhur pas shpine problemet e vitit 2018, por mbi të gjitha për të shpresuar ende te Europa. Ky është objektvi i vetëm i mbetur për vlonjatët, që në gjysmën e parë të kampionatit u cilësuan si skuadra që mund të rivalizonte Skënderbeun për titullin, ndërsa synonte ta mbyllte sezonin me fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Ecuria larg pritshmërive dhe rezultatet negative ridimensionuan objektivat dhe u shoqëruan me dorëheqjen e trajnerit Duro. Tashmë kërkohet pjesëmarrja në Europa League, edhe pse prej zhgënjimeve të një pas njëshme në fushë, askush nuk e thotë me zë të lart.

Matematika ua lejon kuqezinjve të besojnë, por te Flamurtari e dinë shumë mirë se për të luajtur në ndeshjet ndërkombëtare duhet shumë sforco dhe dëshirë dhe sigurimi i një “bilete” nuk do të jetë i lehtë. Duke nisur nga dueli me Vllazninë.

Kundërshtarët e radhës janë dëshpërimisht në kërkim të pikëve të mbijetesës dhe do të bëjnë të pamundur që të evitojnë humbjen. Një mur që duhet kaluar, ku diferencën duhet ta bëjë sulmi me kapitenin Busic dhe Muarem, ndërsa Danilo Alvesh është në garë me kohën për t’u rikuperuar.

Në Vlorë kanë vendosur të mos flasin, për të evituar premtimet që më pas janë të vështira për tu mbajtur në fushë. Punë në heshtje për ekipin, që në pesë ndeshjet e fundit ka koleksionuar dy fitore dhe tre humbje. Kthesa kërkohet nga përballja e radhës në shtëpi me shkodranët. Vetëm fitorja do ta mbante Flamurtarin në garë me Partizanin dhe Laçin, për të besuar te Europa.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...