Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari ndejt shpërbërjes, vetëm afrimet e janarit nën kontratë

Një tjetër sezon përfundoi me dështim te Flamurtari, ndërkohë që në Vlorë skenari i verës pritet të jetë i njëjtë me atë të edicioneve të fundit. Skuadra e ndërtuar me kujdes verën e kaluar është drejt shpërbërjes, pasi të gjithë futbollistëve u përfundoi kontrata në mbyllje të edicionit.

Përjashtim bëjnë vetëm afrimet e janarit, pasi kontratat e tyre kanë qenë për 18 muaj. Muarem Muarem, Fisnik Zuka dhe Igor Nedjelkovic janë të lidhur me kuqezinjtë edhe për edicionin e ardhshëm, ashtu si dhe 18-vjeçari Ibrahim Tounkara, i cili luajti i huazuar te Liria Prizrenit edicionin që sapo u mbyll.

Pjesa tjetër e skuadrës ka mbyllur marrëveshjen kontraktuale, duke qenë futbollistë të lirë. Portieri Nurkovic, mbrojtësve Bicaj, Veliu, Siljanovski dhe Musta, mesfushorët Useini, Juffo, Pollozhani dhe Sidibe, si dhe sulmuesit Busic, Danilo Alves, Camara dhe Hoxhaj nuk janë më nën kontratë me Flamurtarin. Skuadra ka nisur pushimet me mbylljen e sezonit, ndërkohë që drejtuesit kanë filluar të mendojnë për edicionin e ri.

Ende mbetet pezull emri i trajnerit që do të drejtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që më pas do të vendoset edhe për lojtarët që do të formojnë grupin për të përballuar garën. Megjithatë gjasat janë që ajo skuadër e fortë e ndërtuar me kujdes verën e shkuar të shpërbëhet dhe pse jo një pjesë e mirë e atyre futbollistëve të kalojnë te rivalët e kampionatit shqiptar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...