Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari në krizë rezultatesh, fajin e ka mbrojtja!

Flamurtari po kalon momentin më të vështirë të epokës Duro, duke kaluar nga skuadra anti Skënderbe në një kundërshtar ndaj të cilit të gjithë mund të marin pikë. Vlonjatët janë goditur pikërisht në aspektin e tyre më të fortë, mbrojtja solide e cila ka nisur të fusë ujë. Në 9 ndeshjet e fundit midis Kupës dhe kampionatit, kuqezinjtë kanë marë vetëm një fitore, atë ndaj Lushnjës në shtëpi, 3 barazime dhe plot 5 humbje, duke pësuar 14 gola në këto 9 ndeshje, aq sa vlonjatët kishin pësuar në 22 ndeshjet e mëparshme. Mungesat e shumta por edhe penalizimet nga gjykimi kanë peshën e tyre në këtë ecuri negative të Flamurtarit, që megjithatë po tregohet i brishtë në këtë periudhë të sezonit. Në një situatë të ngjashme skuadra vlonjate ndodhej edicionin e kaluar kur nga 22 dhjetori i 2016-ës deri më 18 mars të 2017-ës  regjistroi vetëm një fitore, 3 barazime dhe 6 humbje në 10 ndeshje, teksa në mes qëndron rokada në stol me largimin e Gentjan Mezanit dhe afrimin e Shpëtim Duros. Por pavarësisht kësaj ecurie negative në Vlorë duhet të ruajnë qetësinë pasi skuadra gjendet brenda objektivave, është në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë si dhe është në zonën europiane, vetëm 5 pikë larg Kukësit të vendit të dytë. Kuqezinjtë duhet të rigjejnë balancat në fushë, të rikthejnë mbrojtjen solide të fillim sezonit si dhe të rigjejnë golat me sulmuesit e tyre.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...