Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Flamurtari nuk ndalet në merkato, firmos me një brazilian

Flamurtari
Flamurtari

Një mesfushor brazilian për Flamurtarin. Klubi vlonjat vijon të punojë për t’u përforcuar në merkato, teksa afrimi i radhës është braziliani Luis Carlos, i njohur ndryshe si Luisinho.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi vlonjat, që ka prezantuar zyrtarisht 24-vjeçarin, i cili në tre vitet e fundit ka qenë pjesë e Oliveirenses në Portugali, ndërsa më herët ka luajtur në ligat e ulëta braziliane.

Pak orë më vonë, klubi bregdetar ka zyrtarizuar edhe marrëveshjen me portierin 20 vjeçar Kristian Rroku, me përvojë në futbollin grek, ndërsa mesfushori Gerardo Ballaj huazohet deri në fund të sezonit te Turbina e Cërrikut.

Kujtojmë që gjatë merkatos së janarit Flamurtari ka firmosur edhe me Fabian Beqjan, ish mbrojtës i Teutës, si dhe sulmuesin Emannuel Mensah.

Flamurtari pozicionohen në vendin e dytë në Kategorinë e Parë dhe synojnë të rikthehen sërish në elitën e futbollit shqiptar, pas tri vitesh mungesë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...