Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari pa dëmtime nga faza përgatitore, me sytë në merkato

Flamurtari është rikthyer nga faza përgatitore dhe është gati për fillimin e sezonit. Ilir Daja ka marrë sinjale pozitive nga skuadra, por lajmi më i mirë në Vlorë është fakti që ekipi rikthehet në shtëpi me grupin e plotë. Nga faza përgatitore nuk ka asnjë dëmtim për kuqezinjtë, të cilët këtë sezon vijnë me synime madhore, për vetë merkaton e bërë.

E diela është lënë pushim nga trajneri kryeqytetas, me ekipin që do t’i rikthehet punës ditën e hënë, për të përgatitur sfidën e javës së parë me Teutën, që do të zhvillohet ditën e diel, në orën 19:45, në “Niko Dovana”. Në Vlorë janë në pritje të konfirmimit të marrëveshjes me ish-futbollistin e Kukësit, Elton Cale, i cili është në proces gjyqësor me verilindorët, që pretendojnë se braziliani është në kontratë me ta. Ndërkohë, në Vlorë është rikthyer mbrojtësi Arbër Beqja pas aventurës së shkurtër me Laçin edicionin e kaluar. Kuqezinjtë nuk kanë mbyllur ende merkaton, pasi janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për të shtuar konkurrencën në prapavijë, pasi për momentin janë vetëm 3 alternativa për dy vende, Franc Veliu, Artim Pollozhani dhe Fjoralb Deliaj. Këtë vit, në Vlorë presin të paktën rikthimin në kompeticionet e UEFA-s, me tifozët që ëndërrojnë, si përherë, titullin kampion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...