Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Flamurtari për fitoren e radhës, Trepça 89’ synon të shmangë krizën

Në IPKO Superligën e së Kosovës luhen këtë të mërkurë katër ndeshjet e mbetura të javës së katërt, rezultatet e të cilave mund të sjellin ndryshime në renditjen e përgjithshme.

Drita e Gjilanit, pasi dy humbjeve zhgënjyese me Flamurtarin dhe Lirinë e Prizrenit pret këtë javë Llapin, që pavarësisht startit zhgënjyes me Drenicën, arriti të marrë dy fitore radhazi. Kampionët në fuqi kërkojnë të reagojnë menjëherë, për të rikuperuar sa më shpejt distancën me kryesuesi, edhe pse rruga drejt mbrojtjes së titullit mbetet e gjatë.

Një tjetër ndeshje e luftuar pritet të jetë ajo mes Ferizajt dhe Feronikelit, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin e pikëve. Për vendasit është në favor faktori fushë, por skuadra nga Drenasi ka treguar në këto javë të para se nuk mundet lehtë, ndaj synon më shumë se një pikë.

Askush nuk do ta kishte besuar që Flamurtari do të kryesonte me pikë të plota pas tre javëve të para. Ferizaj, Drita dhe KEK-u provuan forcën e skuadrës nga Prishtina, që në këtë javë të katërt do të presë Lirinë e Prizrenit, me synimin siguruar suksesin e radhës. Liria reagoi në mënyrën e duhur ndaj Dritës xhiron e kaluar, pas nisjes me dy humbje radhazi e tashmë prizrenasit kërkojnë të paktën të mos largohen pa pikë nga kjo transfertë.

Ndeshja e fundit e xhiros së katërt është ajo mes KEK-ut dhe Trepçës 89’, dy skuadrave që mbyllin tabelën e klasifikimit. Për mitrovicasit është prova reale për të kuptuar nëse bëhet fjalë për krizë, apo rezultatet negative të fillimsezonit ishin thjesht rastësore.

Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 15:45.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...