Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Flamurtari përforcon sulmin, në Vlorë zyrtarizohet braziliani që shkëlqeu në Superiore

Flamurtari vijon merkaton me synimin e vetëm përforcimin e organikës për t’u rikthyer sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar. Ditën e sotme, vlonjatët zyrtarizuan marrëveshjen me sulmuesin Pedro Augusto.

Braziliani fitoi famë në sezonin e kaluar teksa aktivizohej në radhët e Egnatias në Superiore teksa shënoi shumë gola vendimtarë me fanellën e rrogozhinasve. Megjithatë, tashmë aventurën e tij në Shqipëri do ta rinisë nga një skenë më e vogël për të mbërritur sërish te ajo e madhja.

Ndërkohë, pas firmës me Pedro Augusto numri i lojtarëve brazilianë në radhët e Flamurtarit shkon në nëntë, pa harruar edhe trajnerin Marcello Troisi. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë është ajo e datës katër shkurt ndaj Luzit në transfertë, me vlonjatët që aktualisht gjenden në vendin e katërt me 22 pikë, pesë pikë larg kryesuesve të Dinamos.

Njoftimi i Flamurtarit:

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...