Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Flamurtari përgatitet për ngjitjen në Superiore, zyrtarizon një serb dhe ish-in e Dinamos

Flamurtari një kantier ndërtimi. Dhe kjo ndodh vit pas viti, sidomos pas një sezoni që mbyllet pa u arritur objektivi.

Fillimisht iu dhanë frenat e drejtimit trajnerit të ri, Emiljano Çela, një personazh karizmatik, që ka marrë vlerësime për punën e tij në Kategorinë Superiore në stolin e Kastriotit, pavarësisht se sezoni i kaluar u mbyll me rënien nga kategoria: me “miellin” që kishte, atë buke mund të bënte.

Periudha e rindërtimit nisi me prezantimin e afrimeve të para: Silvio Zogaj, Antonio Ilieski, Elvi Berisha dhe Aldo Teqja.

Lexo edhe: 

Këtë të mërkurë, klubi vlonjat, nëpërmjet kanaleve zyrtare, zyrtarizoi edhe dy afrime të tjera: të Aleksa Mrdja-s dhe Eni Imamit.

I pari, 23-vjeçari serb i lindur në Banja Luka, luan në rolin e qendërsulmuesit, ndërsa i dyti, një emër shumë i njohur i futbollit shqiptar (Dinamo, Tirana, Kukësi, Laçi, Teuta Skënderbeu dhe Vllaznia) jep garanci në qendër të mbrojtjes.

Sezonin e fundit, Imami ishte pjesë e Dinamon, që u rikthye pas një vitit në Superiore, por blutë Imamin “e lanë” në të Parën.

Por kuptohet, merkatoja për Flamurtarin mbetet e hapur. Për të synuar Superioren, kërkohet të tjerë lojtarë me cilësi dhe ambicie.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....