Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Flamurtari përsëritet ndaj Partizanit, Tirana flirton me fitoren

Flamurtari-Partizani përsëritet 5 ditë më pas, këtë herë në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, por prodhon sërish të njëjtin rezultat.
Skuadra e Duros ka triumfuar 1-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në gjysmëfinale, ndonëse më parë duhet luajtur edhe ndeshja e kthimit.

Vlonjatët dominuan takimin, teksa portieri Hoxha bëri disa pritje vendimtare, ndërsa nga ana tjetër, të kuqtë kundërsulmuan disa herë, por edhe Nurkoviç ishte në lartësinë e detyrës.

Ndeshja u vendos pikërisht nga një gabim i Alban Hoxhës, që pasi zotëroi një top, pa t’i rrëshqiste nga duart në momentin që kërkoi të rinisë lojën dhe nga ky moment përfitoi Danilo Alves, që shënoi me një goditje nga distanca.

Tirana fliroi me fitoren në sfidën me Kukësin, por sulmuesi shkodran, Sidrit Guri ruajti nderin e verilindorëve me një gol të shënuar në minutat e fundit të sfidës. Bardheblutë gjetën avantazhin që në pjesën e parë dhe u munduan të përballen sit ë barabartë me kampionët në fuqi, ndërsa kualifikimi do të vendoset vetëm pas 90-minut5ëshit që do të luhet në ‘Zeqir Ymeri”.

Skënderbeu e Laçi prekin gjysmëfinalet

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...