Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari rinovon me Useinin dhe Mustën

Ka nisur procesi i rinovimit të kontratave tek Flamurtari. Kubi kuqezi ka zgjatur marrëveshjen me Emiliano Mustën dhe Muhamed Useinin. Elbasanasit i kishte përfunduar kontrata më 31 Maj dhe pavarësisht se ishte pranë akordit me Kukësin vendosi të respektonte drejtuesit vlonjatë, duke dëgjuar ofertën e tyre, që që rezultoi e kënaqshme edhe në aspektin financiar, dhe në këtë mënyrë erdhi firma mbi kontratën një vjeçare.

Musta sezonin e shkuar me kuqezinjtë u aktivizua në rolin e mbrojtësit të majtë, duke zbritur në fushë në 33 ndeshje, teksa gjeti rrugën e rrjetës në 4 raste.
Useini ishte gjithashtu primar për drejtuesit e Flamurtarit. Paraqitjet e 29-vjeçarit i bindën të gjithë dhe nuk ishte e vështirë gjetja e një akordi mes palëve.

Ish lojtari i Shkëndijës së Tetovës ishte një pikë referimi në mesfushën e vlonjatëve dhe zhvilloi 33 ndeshje në kampionat, prej të cilave 31 si titullar, duke shënuar edhe 2 gola.

Ky është hapi i parë i Flamurtarit drejt rindërtimit të skuadrës, me administratorin Idrizi që e ka theksuar shpesh here se do të synojë të formojë një ekip me potencial të rëndësishëm. Për momentin është ende pezull çështja e trajnerit, teksa drejtuesi kryesor i klubit kuqezi ka disa alternativa në tryezë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...