Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Flamurtari-Skënderbeu mbyllet pa fitues, Dinamo gati të përfitojë

Flamurtari-Skënderbeu
Flamurtari-Skënderbeu

Nuk ka fitues në kryesfidën e javës në Kategorinë e Parë, atë mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, dy skuadra që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar dhe që përkatësisht mbajnë vendin e tretë dhe të parë.

Në stadiumin “Flamurtari” u zhvillua një 90-minutësh shumë i luftuar nga të dy ekipet, teksa rastet ishin me pikatore dhe ndalesat e protestat të shumta.

Lexo edhe: 

Tensioni në të dy kampet dallohej qartë, pasi asnjëra prej skuadrave nuk donte të dilte e humbur dhe ashtu ndodhi, me korçarët që mund të festojnë më shumë pas një pike në Vlorë.

Pas javës së 22-të, Skënderbeu ruan kryesimin me 42 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet i treti me 39 pikë. Ndërkohë Dinamo luan nesër ndeshjen e saj dhe në rast fitoreje ndaj Turbinës në Cërrik, mund të rikthehet në krye, pasi momentalisht mban vendin e dytë me 40 pikë.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...