Kategoria Superiore

Flamurtari vijon të respektojë kampionatin, bie në sekondat e fundit ndaj Bylisit

Rënia edhe matematikisht nga Superliga disa javë para fundit, nuk ka ndikuar aspak te Flamurtari, që përkundrazi, tani është zgjuar dhe vijon të bëjë paraqitje dinjitoze në fushë, ndërsa pasditen e sotme u mposht me shifrat 2-3, vetëm në sekondat e fundit të përballjes me Bylisin.

Sfida nisi me ritëm të lartë që në fillim dhe u pa qartë që vlonjatët, ndonëse të rënë tashmë në Kategorinë e Parë, nuk kishin ndërmend t’ua shndërronin në një shëtitje ballshiotëve këtë përballje.

Megjithatë skuadra e drejtuar nga Veljko Dovedan kaloi e para në avantazh me anë të Flosard Malçit në minutën e 32-të, ndërsa vlonjatët u përgjigjën shumë shpejt me anë të Ardit Hoxhajt, i cili mposhti Hidin dhe riktheu baraspeshën.

Pas disa tentativave radhazi të Edison Ndrecës e Mozzones, mallakastriotët arritën të fitojnë një 11-metërsh në minutën e 63-të, të cilin e ekzekutoi saktë portieri Isli Hidi, duke dërguar topin në rrjetë dhe rikthyer avantazhin për Bylisin.

Megjithatë vlonjatët nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin dhe filluan të fitojnë terren, ndërsa 15 minuta para fundit të takimit fituan një penallti, pas një ndërhyrjeje të pakujdesshme të kapitenit Valentino Murataj në zonë.

Nga pika e 11-metërshit shkoi sulmuesi kryesor i vlonjatëve, Andi Ribaj, i cili dërgoi topin në rrjetë, ndërsa portieri Hidi, ndonëse kuptoi krahun, nuk arriti të bëjë asgjë për të shmangur golin e barazimit.

Minutat e mbetura u zhvilluan kryesisht në gjysmëfushën e Flamurtarit që u mbrojt mirë deri në fund të kohës së rregullt, madje edhe 5-minutëshit shtesë të akorduar nga arbitri kryesor fillimisht, por loja vijoi edhe për afro dy minuta të tjera,. Ndërsa në të 97-ën ishte sërish Malci që gjeti golin e fitores për Bylisin.

Me këtë fitore ballshiotët çojnë në 5 pikë diferencën nga zona e Play Out-it në renditje, që aktualisht mbahet nga Vllaznia, ndërsa Flamurtari sheh të dalë duarbosh pas një tjetër 90-minutëshi mjaft të mirë në fushë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency