Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Flasin fituesit, Lewandowski: S’e besoja që do të thyeja rekordin e Mullerit

Robert Lewandowski, fitues i Çmimit “The Best 2021”, i emocionuar për këtë trofe të fituar për të dytin vit radhazi, tha se nuk e kishte imagjinuar se do të mund të thyente rekordin e legjendës Gerd Muller.

“Faleminderit shumë, jam shumë krenar. Është një nder i madh. Faleminderit trajnerëve dhe shokëve të mi të skuadrës. Kemi punuar shumë. Është një trofe për të gjithë ata që janë rreth meje. Gjithçka që ndodhi vitin e kaluar… Ëndërroja të thyeja rekordin e golave ​​të Müller-it, mendova se ishte e pamundur, por e arrita”.

Cristiano Ronaldo, i vlerësuar me një çmim special për të gjithë golat e shënuar në karrierë, ka një mesazh për të gjithë ata që duan të shkëlqejnë gjatë në futboll.

“Faleminderit bashkëlojtarëve të mi, veçanërisht atyre të kombëtares. Jam shumë krenar, pasi është një çmim special… E respektoj shumë FIFA-n. Faleminderit familjes, gruas, fëmijëve të mi, është një sukses i madh. Është nder të jesh golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me kombëtaren. Unë kam luajtur futboll që në moshën 5-vjeçare. Kam punuar shumë, më pëlqen kjo lojë. Unë dua të vazhdoj, shpresoj të luaj edhe 4 ose 5 vite të tjera, gjithçka ka të bëjë me mendjen. Nëse e trajton mirë trupin fizikisht, ai do të përgjigjet.”

Ndërsa Arling Haaland, i cili rreshtohet krah Messit, Ronaldos dhe Lewandowskit në formacionin më të mirë, u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e 11-shes më të mirë përkrah këtyre lojtarëve të mëdhenj. Gjatë gjithë jetës sime më ka pëlqyer të shoh sulmues të shënojnë gola, por është më mirë kur shënon vetë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...