Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Flasin protagonistët e Kosovës: Të kthejmë faqe ndaj Greqisë!

Tre nga protagonistët e Kosovës në humbjen 1-2 ndaj Gjeorgjisë përfshirë edhe autorin e golit Vedat Muriqi e analizuan kështu sfidën në mikrofonin e Supersport.

Vedat Muriqi:

“Duhet të punojmë fort dhe të marrim së paku një pikë në Greqi. Kemi kualitet dhe ndonjëherë na duhet fati siç ishte ai në fund të ndeshjes, ku pavarësisht rastit lojtari e humbi atë, por këto gjëra ndodhin. Kisha raste, nuk i shfrytëzova, kështu që së pari duhet të kritikoj veten dhe tani të shohim para”.

Mërgim Vojvoda:

“Jemi të zhgënjyer, të mërzitur, nuk e kemi kryer punën që është dashur të kryejmë. Shpesh nuk duhet të bësh lojë të mirë për të fituar, duhet të lësh kundërshtarin dhe të japësh gol. Ne po luajmë mirë, po krijojmë, por po kemi vështirë të shënojmë. Nuk duhet të flasim, tani të stërvitemi sa më mirë, të punojmë, të mbyllim gojën dhe të punojmë, kështu duhet të bëjmë. Objektivi tani të shkojmë në Greqi dhe të marrin tri pikë. Kemi parë që mundemi kundër tyre”.

Bersant Celina:

“Nuk e merituam të humbisnim sonte pasi krijuam më shumë se kundërshtari ynë. Provuam të rikthehemi por nuk arritëm ta bënim një gjë të tillë. deklaroi Celina.Është një periudhë e vështirë, vijmë pas ndeshjeve të vështira, sot provuam të rikthehemi por nuk mundëm”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...