Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Flet agjenti i Strakoshës: Kërkon zgjidhje, te Brentford një situatë turpëruese

Thomas Strakosha është në merkato teksa në janar synon të largohet nga Brentofrd për shkak të mungesës së hapësirave në formacionin e trajnerit Thomas Frank. Deri më tani, gardiani i kombëtares është aktivizuar në vetëm një ndeshje kupe ndërsa ende nuk ka debutuar në Premier League. Ndaj, 27-vjeçari i ka kërkuar agjentit të tij, Federico Pastorello të zgjidhë këtë ngërç pasi i mungon koha në fushë. Vetë agjenti i lojtarit shqiptar në një intervistë për “TMË” theksoi se te Brentford u krijua një situatë turpëruese dhe se në marrëveshjen fillestare me klubin, fjala ishte ndryshe.

“Ndoshta Brentford mendoi se mund ta shiste portierin e saj të parë gjatë verës dhe ndaj afroi Strakoshën. Por, kjo aktualja është një situatë e ndërlikuar dhe nuk po gjejmë mënyrën për ta menaxhuar siç duhet, është pak turpëruese. Këtu bëhet fjalë për një portier që ka mbi 200 ndeshje në Serie A me Lazion dhe tani fakti që nuk aktivizohet është diçka jo e lehtë për të.

Është një anomalitet sepse bëhet fjalë për një klub të Premier League dhe ky moment duhej të ishte menaxhuar ndryshe. Strakosha më kërkoi që t’i gjej një zgjidhje, të shohim sepse nga dëmtimi i Neuer është shkaktuar një valë lëvizjesh për portierët. Ne jemi të vëmendshëm për të studiuar mundësitë që do të paraqiten dhe nuk do të habitesha nëse do të kishte të reja në janar, pasi edhe te Brentford e kanë kuptuar se djaloshit nuk i vjen mirë nga ky trajtim”, shprehet Pastorello.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...