Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Flet agjenti i Vojvodës, Aliaj: Është si një Cancelo i vogël, ushtar i trajnerit!

Mërgim Vojvoda është aktualisht një nga futbollistët më të vlerësuar te skuadra e Torinos në Serinë A. Anësori i Kosovës shpeshherë bëhet protagonist me asiste (2 në 2 ndeshjet e fundit), ndërsa tashmë te “Granatat” janë të lumtur për faktin se i kanë besuar 26-vjeçarit duke e transferuar në vitin 2020 për shumën e 5.5 milionë eurove nga Standart Liege.

Së fundmi, rreth Vojvodës ka folur edhe menaxheri i tij i cili është ish-futbollisti i kombëtares, Adrian Aliaj. Ky i fundit thekson se Vojvoda ka punuar shumë për të mbërritur në këto nivele ndërsa e krahason me një nga anësorët më të mirë si Cancelo i Manchester City.

“Për mua dhe ata që e njohin Vojvodën, nuk është aspak surprizues fakti që po luan në të tilla nivele. Nuk kam pasur asnjëherë dyshime për kualitetet e tij, ai ka pasur nevojë vetëm për besim. Vojvoda është një ushtar i trajnerit, i skuadrës dhe shoqërisë. Ka shumë profesionalizëm dhe nuk thotë asgjë që nuk duhet, Mërgimi është një lojtar i vërtetë.

Ndjek gjithnjë udhëzimet e trajnerit dhe ka punuar shumë për të luajtur edhe në të majtë, tani shihen rezultatet. Kur Juric e provoi në të majtë, kam folur shumë me të dhe i kam thënë të marrë shembull Joao Cancelo. Edhe portugezi e nisi në të djathtë, por tashmë ka ndryshuar dhe në të majtë mund të harkojë apo edhe të godasë portën.

E ardhmja? Nëse unë do të isha pjesë e Torinos, do t’i bëja Vojvodës një kontratë për të gjithë jetën sepse ka shumë kualitet. Është shumë i lumtur në Torino dhe ndjehet mirë me skuadrën dhe qytetin, nga dita në ditë e shohim se Torino ishte zgjedhja e duhur. Vagnati u tregua i zoti për ta marrë sepse mposhti konkurrencën e Atalantës dhe disa skuadrave të nivelit të lartë në Francë”, u shpreh Aliaj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...