Euro 2020

Flet autori i 2-golave, Berisha: Luajtëm me zemer, jemi një familje e madhe!

Dy gola ndaj Anglisë në transfertë as në ëndrrat e tij më të çmendura nuk do t’i kishte imagjinuar. Nga asisti në golin e fitores ndaj Çekisë te dy rrjetat e realizuar në Southampton ndaj përfaqësueses së tre luanëve, për Valon Berishën rikthim më të mirë te Kosova pas dëmtimit të gjatë nuk mund të kishte. Në intervistën e tij për Supersport pas ndeshjes mesfushori i Lazios foli me superlativa për skuadrën e drejtuar nga Bernard Challandes.

“Motivimin e kishim nga fillimi. Donim ta luanim lojën tonë, të tregonim zemër. E kemi ditur se do ta kemi vështirë pasi i kishim përballë lojtarët e Premier Leagues. Në pjesën e dytë kemi treguar se kemi zemër të madhe, që duam t’i bëjmë krenarë tifozët tanë dhe vendin tonë. Tifozët tanë në stadium ishin të mrekullueshëm”.

Sipas Berishës fakti që Kosova vuri në fushë zemrën ndikoi në paraqitjen pozitive të “Dardanëve” ndaj një prej skuadrave më të mira në botë.

“Jemi lidhur mjaft mirë, kemi luajtur kompakt dhe kemi treguar kualitet ndaj Anglisë. I kemi shënuar tre gola, jemi munduar t’i bënim krenarë të gjithë shqiptarët. Anglia ka lojtarë me klas, ka kualitet dhe nuk guxon t’i japësh hapësira. Ndoshta nuk jemi mbrojtur mirë, por ata kanë treguar klas. Në pauzë thamë se do të nisim gjithçka nga 0:0 dhe treguam se jemi shtet i vogël, por me shumë kualitet, me zemër. Kemi treguar se kemi të ardhme. Debati me Muriqin për penalltinë? Doja të shënoja një 3-golësh, por Muriqin e kam si vëlla dhe u gëzova njësoj sikur të kisha shënuar vetë për golin e tij, ishte thjeshtë një diskutim i momentit. Ne jemi një familje”.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency