Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Flet babai i fenomenit italian: Është interist dhe çmendet për Messi-n!

Nëpërmjet kompeticionit Nations League, shumë të rinjë kanë gjetur mundësinë të aktivizohen me kombëtare të rëndësishme duke qenë se titullarët e zakonshëm pas një sezoni sfilitës, nuk janë përdorur në masë nga trajnerët përkatës. Një nga ata të rinj që e shfrytëzoi më së miri këtë moment për të treguar cilësitë e tij është Wilfried Gnonto, i cili në ndeshjen e Italisë ndaj Gjermanisë dhuroi asistin e golit për kombëtaren axurre.

Trajneri Roberto Mancini ka vetëm fjalë pozitive për 18-vjeçarin, i cili është rritur në akademinë e Inter ndërsa tashmë është pjesë e klubit të Zurich në Zvicër. Megjithatë, ëndrra e sulmuesit anësor është të rikthehet të veshë fanellën zikaltër dhe këtë e konfirmon edhe babai i tij, Boris.

“Djali im është interist dhe ëndrra e tij është të veshë fanellën e zikaltërve sërish. Më ka ardhur keq në momentin kur u largua nga klubi. Jam i lumtur për Gnonto pasi në pak ditë i ka ndryshuar jeta. Gnonto çmendet pas Messit dhe ka qëndruar 1 orë duke pritur para dhomës së zhveshjes së Argjentinës për të marrë një autograf nga ai.

Por, ka për t’u ndeshur sërish me Messin dhe ndoshta herës tjetër do të ndërrojnë fanellat. Kur është në grumbullim me skuadrën i pëlqen të lexojë dhe më thotë gjithnjë; Baba më sill libra sepse do të kem shumë kohë për ta bërë këtë”, u shpreh Boris, babai i talentit italian Gnonto.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...