Fun

Flet Borati kuqezi: Ja pse u zhvesha për festën e Milanit

Një tifoz gjysmë-nudo, i veshur me kostumin e personazhit qesharak Borat, në filmin me të njëjtin titull, ishte ai që tërhoqi më shumë vëmendjen në festën e titullit të 19 kampion të Milanit.

Ishte pikërisht 26-vjeçari Lorenzo Francesconi ai që ka guxuar të shkojë me veshjen e çuditshme në festën kuqezi, teksa në një rrëfim për mediat italiane, zbulon se gjithçka ndodhi për shkak të një basti me miqtë e tij.

“Kostumin e kam blerë disa vite më parë për ta veshur në plazh dhe një herë më kanë larguar nga plazhi për shkak të asaj veshjeje. E kisha përdorur disa herë, ndërsa në Milano shkova ashtu për shkak të një basti me miqtë e mi. Babai im e mori me të qeshur, ndërsa mamaja më pak. Kam edhe një të dashur prej shumë vitesh, gjatë të cilave jemi ndarë e bashkuar disa herë. Ajo e priti shumë mirë shfaqjen time dhe mund të them se e kam pasur bashkëpunëtore shpesh në raste të tilla”, deklaroi 26-vjeçari.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency