Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Flet kapiteni, Rrahmani: Nuk e përballojmë dot këtë stil loje, si zgjidhet

Amir Rrahmani u shfaq i lumtur në Supersport për fitoren 0-2 të Kosovës përballë Qipros, që i mundësoi dardanëve startin perfekt në Nations League.

Kapiteni i Kosovës shpjegoi se çfarë nuk funksionoi në pjesën e parë, teksa u ndal edhe te duelet me Greqinë dhe Irlandën e Veriut, dy kundërshtarët e tjerë në Grupin 2 të Ligës C.

Kur fiton je më i kënaqur, por nuk e filluam mirë ndeshjen. Ishim më të hapur në pjesën e parë. Në pjesën e dytë përmirësuam lëvizjet në fushë dhe ndaljen e kundërshtarëve. Jemi të lumtur.

Përmirësimi? Kemi pak probleme kur shkojmë në presing lart, nuk e përballojmë gjatë gjithë kohës. Duhet të gjejmë një vijë të mesit, që të nisemi në kundërsulm kur rikuperojmë topin.

Kemi filluar mirë Nations League, tani kemi ndeshje me dy kundërshtarë më të fortë. Ndeshje shumë të vështira”, deklaroi kapiteni i Kosovës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...