Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Flet Kumbulla: Sfida me Milanin më emocionuesja, momenti më i vështirë…

UDINE, ITALY - OCTOBER 03: Marash Kumbulla of AS Roma reacts during the Serie A match between Udinese Calcio and AS Roma at Dacia Arena on October 03, 2020 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Sezoni i parë i Marash Kumbullës me Romën ka qenë brenda pritshmërive. Me 27 paraqitje në total dhe 2 gola të realizuar mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Europa League, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka marrë vlerësimet e tifozëve verdhekuqë. Në ndeshjet e fundit Kumbulla nuk është aktivizuar rregullisht nga trajneri Fonseca ndërsa shpreson që sezonin e ardhshëm me Jose Mourinhon në stol të marrë më shumë minuta. Megjithatë për një mbrojtës që ka pak muaj që ka mbushur 21-vjeç dhe që luan vetëm sezonin e tij të dytë në Serie A, statistikat janë pozitive. Në një bashkëbisedim me tifozët e Romës në rrjetet sociale, Kumbulla ka treguar disa detaje interesante të karrierës së tij të deritanishme.

“Çfarë mendova në momentin e parë që Roma më bëri ofertë? Wow. Momenti që më gëzon më shumë dhe bën që zemra të rrahë fort është kur futem në një stadium plot me tifozët. A kam pasur frikë ndonjëherë? Po, ka ndodhur dy vite më parë kur u dëmtova. Ndërsa momenti më i vështirë i karrierës ishte kur u infektova me COVID-19. Ndeshja më emocionuese? Ndeshja me Milanin, kur shënova gol dhe dolëm 3-3″, u shpreh Marash Kumbulla për të cilin Roma gjatë kësaj vere duhet të derdhë në arkat e Veronas edhe 24 milionë euro të tjera pas atyre 3 milionë që pagoi për huazimin 1-vjeçar.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...