Serie A

Flet menaxheri i Ronaldos: Juventus, klubi i tij i fundit

Kur kanë kaluar 24 orë nga zyrtarizimi i transferimit të Cristiano Ronaldos, vjen edhe reagimi i njeriut që punoi më shumë për të realizuar këtë operacion.

Bëhet fjalë për menaxherin e portugezit, Jorge Mendes, i cili ka kaluar një periudhë vërtetë të ngarkuar, për të bindur madrilenët për transferimin e CR7-ës.

“Ka qenë një punë e veçantë dhe tani që ka përfunduar gjithçka, dua të falënderoj të gjithë personat me të cilët u desh të negocioja, duke përfshirë Agnellin, Marottën, por edhe drejtuesit e Realit të Madridit”, deklaroi Mendes.

Cristiano Ronaldo i bashkohet Juventusit në moshën 33-vjeçare, ndërsa ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me bardhezinjtë. Menaxheri Mendes zbuloi se ky do të jetë klubi i fundit i CR7-ës, që do të mbyllë karrierën pikërisht në Torino.

“Jam shumë i kënaqur që përmbyllëm me sukses marrëveshjen me klubin e fundit të karrierës, për Cristiano Ronaldon. Ai dëshiron t’i japë fund karrierës së tij pikërisht te bardhezinjtë”, u shpreh menaxheri i njohur portugez.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top