Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Flet një ish-kampion bote: Largimi i Mbappesë drejt Realit, gafë e rëndë e PSG-së

Kylian Mbappe tregoi edhe një herë ndaj Real Madridit se është një lojtar i jashtëzakonshëm, vendimtar dhe profesionist, që do të japë gjithçka për Paris Saint Germain. Kështu deklaron Bixente Lizarazu, i cili thekson më tej se, nëse largohet në fund të sezonit, do të ishte një gabim “shumë i rëndë” për drejtuesit e klubit francez.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, galaktik, i aftë të ndryshojë vetë rrjedhën e një ndeshjeje. Ai është “ylli” i PSG-së këtë vit,” – theksoi Lizarazu në “France Info”, kanal ku ai punon si analist futbolli.

Ish-lojtari i përfaqësueses francez komentoi paraqitjen e tij në ndeshjen e së martës, ku shënoi golin e fitores për skuadrën e Parisit në kohën shtesë.

“Nuk ka debat, ai është “ylli” absolut, është mbi të gjithë të tjerët. Është profesionist i madh, do të japë gjithçka për ekipin e tij. Nëse ai shkon te Reali, do të jetë një gabim i rëndë për drejtuesit e PSG-së që nuk kanë mundur ta bindnin. Humbja e një lojtari të këtij profili, të këtij talenti, me rininë e tij, do të të jetë një gabim shumë i rëndë”, – theksoi ai.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...