Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Flet për herë të parë pas aksidentit “horror” Zhou, ja kur pritet të rikthehet në pistë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në nisje të garës për Çmimin e Madh të Britanisë, në pistën e Silverstone, me pilotin e Alfa Romeo, Zhou Guanyu që rrezikoi jetën ditën e djelë.

Në aksident u përfshinë Yuki Tsunoda, George Russel dhe Zhou Russell, por me Zhou që përfundoi më keq. Pas një përplasje nga Russell, piloti i Alfa Rome doli me makinë të përmbysur jashtë mureve mbrojtëse, me garën që u ndërpre menjëherë.

Zhou mori ndihmën e menjëhershme mjekësore dhe më pas u dërgua në spital, nga ku u theksua se është në gjendje të mirë, lajmërim që më pas bëri që gara të riniste.

Mrekulli mund të konsiderohet shpëtimi i kinezit pa dëmtime të rënda pas një aksidenti të tillë ose siç u theksua nga ekspertët, ishte “Halo”, pajisja e sigurisë e fiksuar në kabinë e prezantuar në Formula 1 dhe Formula 2 në 2018 që i shpëtoi jetën pilotit, përndryshe dita e djeshme mund të kishte rezultuar fatale.

Pas këtij aksidenti duke folur për mediet, piloti kinez u shpreh: “’Halo’ më shpëtoi. Ishte një aksident i rëndë dhe më vjen mirë që jam mirë”.

Sipas raportimeve të medieve britanike Guanyu do të kthehet në pistë të premten (8 korrik), në seancën e parë të stërvitjes së lirë (13:30) dhe kualifikuese (17:00) në Spielberg.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...