Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Flet talenti Es Sahhal: Të Shkëndija, për të bërë gjëra të mëdha

Shkëndija e Tetovës zyrtarizoi gjatë të martës afrimin e sulmuesit francez Aboubaker Es Sahhal. 19- vjeçari, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Francës (U-17, U-18, tregoi përshtypjet e tij të para për ekipin tetovar, ku do të luajë deri në verën e vitit 2023. Es Sahhal dje kishte minutat e para si kuqezi në testin me Randers FC.

Firma me Shkëndijën: Më kanë pritur shumë mirë këtu. Ndihem mirë dhe shpresoj se do të bëj gjëra të mëdha. Premtoj se do të jap maksimumin për fanellën kuqezi dhe për klubin.

Festa me shqiponjë: Kur isha i vogël, Anelka festonte në këtë mënyrë, unë mendoja se ishte flutur, ndërsa një miku im, që është sot, këtu më tregoi se ishte shqiponjë dhe simbol i shqiptarëve.

Premtimi për tifozët: Do të bëj maksimumin për të ndihmuar ekipin.

Njohuritë për Shkëndijën: Jam interesuar për klubin dhe pashë se kanë fituar tituj si në kampionat dhe Kupë, kanë luajtur shumë herë në play off të Europa League dhe është klubi më i mirë në Maqedoni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...