Mëngjesin e datës 26 mars, Kristjan Prenga dhe Samuel Crossed do të matin forcat në një ndeshje të madhe. Boksieri kuqezi, vijon përgatitjet intensive, me synimin e vetëm për të dhuruar një tjetër paraqitje të magjishme, ndaj një rivali tepër të fortë.
Trajneri i Kristjan Prengës, Abdul Salaam Muhammad Bashair, tregon për Digitalb/SuperSport se Prenga është totalisht i përkushtuar, për të arritur synimet e tij.
“Çdo gjë po shkon mirë në kampin stërvitor. Kristjan Prenga po punon shumë. Ai është shumë i dedikuar në punën e tij. Në shumicën e kohës jemi ne atë që e shtyjmë që ai të dalë jashtë palestrës, pasi ai nuk njeh kufi. Synimi i tij është të pushtojë botën. Çdo gjë po shkon mirë dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij grupi”
Kundërshtari i Prengës, Sammuel Crossed, numëron 11 fitore në boksin profesionist, megjithatë trajneri i boksierit shqiptar beson se Prenga do të dominojë përballë amerikanit dhe triumfi do të jetë me knock-out.
Lexo edhe:
- Mehmeti fjalëpak: Kombëtarja një ëndërr, gati të luaj titullar
- Uzuni: Më Sylvinho-n do bëjmë lojë ofensive, kam oferta nga disa kampionate
- Gabimi në finalen e Botërorit, Kolo Muani: E urrej atë çast, por duhet të shoh përpara!
- Buffon: Ju tregoj gabimin më të madh në jetës dhe kur tërhiqem
“Ne presim që ai të fitoj me knock-out. Prenga është një boksier shumë i fortë, kemi parë goditjet e tij, madje unë përdor shprehjen që ju e përdorni në shqip “Bishë”. Ai është një bishë e vërtetë. Mezi po pres që t’ia prezantojmë botës këtë bishë”, tha ai.
Pritshmëritë janë të mëdha për Kristjan Prengën, teksa vetë trajneri shton se brenda disa viteve boksieri shqiptarë mund të jetë kampioni i ardhshëm i botës.
“Unë pres nga Kristjan Prenga që në të ardhmen të bëhet kampion bote. I ka të gjitha mundësitë , kualitetin , dhe punon shumë. Pra, pritshmëritë janë të mëdha dhe në 2 vitet e ardhshme mund të arrihet ky objektiv. Prandaj ,për sa kohë vazhdon të punojë ashtu siç ai po bo bën tani, ato që unë thashë mund të arrihen””, tha trajneri i Prengës…
Sfida mes Prengës dhe Crossed do të vijë “live” dhe ekskluzivisht në ekranin e SuperSportit.
