Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Flet vëllai-arbitër i Kumbullës: Marash i tensionuar, por në Tiranë mbështesin Romën

Marash Kumbulla do të jetë padyshim futbollisti më i emocionuar i finales Roma-Feyenoord, pasi përveç rëndësisë së sfidës, do të ndjejë edhe peshën e të luajturit në “Air Albania”, një stadium ku ka djersitur shumë edhe fanellën e Kombëtares Shqiptare.

Pikërisht prania e tij në finale, ka bërë që shumica e shqiptarëve të pozicionohen krah verdhekuqve në finale, teksa këtë e ka konfirmuar edhe Giuliano Kumbulla, vëllai i mbrojtësit kuqezi, në një intervistë të dhënë për “Romanews”.

Si është atmosfera në familje?
Ka shumë tension, por një stres që të bën mirë, Marashi është shumë i tensionuar.

Çfarë ambienti do të jetë në Tiranë?
Do të jetë i nxehtë, pasi vijnë dy tifozëri të bukura dhe të zjarrta. Shqiptarët do të mbështesin të gjithë Romën, qoftë për shkak të Marashit, por edhe për lidhjet që kanë me Italinë.

Ka pasur polemika për përzgjedhjen e stadiumit…
Në këndvështrimin tim është një motiv krenarie për të gjithë vendin. Për një finale të Romës, nuk mjafton as stadiumi me 70 mijë vende, megjithatë UEFA zgjodhi Shqipërinë dhe nuk ka arsye për kritika.

Marash ka folur për finalen që në muajin gusht…
Objektivi ka qenë gjithmonë që Roma të arrijë në Tiranë. Marashi përfaqëson kombëtaren shqiptare dhe Roma do të pritet atje me tapet të kuq.

Si është raporti mes jush?
Futbollistët nuk bien dakord shumë me arbitrat. Ne flasim shumë për futboll dhe mundohem t’i jap direktiva mbi mënyrën si duhet të sillet me drejtuesit e garave.

Të kërkon informacione për rregulloren?
Po, por më shumë jam unë ai që e këshilloj.

Si është Marash jashtë fushës?
Është shumë i paqtë dhe i qetë. Nuk i pëlqen të dalë dhe kalon shumë kohë me familjen.

Si të duket arbitri i finales?
Është shumë i zoti, por në të tilla nivele është e vështirë të japësh gjykime. Shpresoj që edhe ai të kalojë një mbrëmje të mirë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...