Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Flick: E pabesueshme ajo që kemi arritur, ky ka qenë sezoni më i bukur në historinë e Bayernit!

Edhe vetë Hansi Flick nuk arrin ta besojë atë që ka arritur me Bayern Munich në vetëm 1 sezon. Falë suksesit minimal 1-0 ndaj Tigres në finalen e Botërorit të klubeve Bayerni fitoi trofeun e 6-të për sezonin futbollistik 2019-2020, duke triumfuar në të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë.Goli i Benjamin Pavard i akorduar nga VAR rezultoi pozitiv në sfidën ndaj skuadrës meksikane, me Flick që në intervistën pas ndeshjes falenderoi futbollistët e tij.

“Urime skuadrës për këtë arritje historike, fitimin e trofeut të gjashtë brenda një viti. Ka qenë sezoni më i bukur dhe fitues i historisë së Bayern Munich.Kemi pasur disa probleme në ditët e fundit, por djemtë luajtën në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjithë jemi krenarë për atë që kemi bërë, është e pabesueshme ajo që kemi arritur“, deklaroi Flick.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...