Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Florentino Perez, në ekstazë: Marcelo legjendë, Modric për Topin e Artë

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Pérez, deklaroi pas suksesit në Superkupën e Spanjës se klubi “merengues” po nis një epokë të re.

“Ky titulli do të thotë shumë, kemi bërë disa ndryshime, siç e dinë të gjithë, dhe po hyjmë në një epokë të re me një trajner që na njeh mirë, me një mbrojtje që e kemi ndryshuar dhe ka dhënë një rezultat shumë të mirë deri më sot.”

Ovacioni për Marcelon: “Marcelo është një futbollist i madh, një legjendë e Realit të Madridit, ka ardhur këtu në moshën 18-vjeçare. Më vjen mirë që i rezervuan ovacione në këtë vend ku e njohin futbollin”.

Courtois dhe Modric: “Sinqerisht besoj dhe pa dashur të mburrem se ata janë dy më të mirët në botë në pozicionin e tyre. Portieri më i mirë dhe Modric në një pozicion për të fituar sërish Topin e Artë”.

Një tjetër trofe: “Unë kam qenë anëtar i Realit për 60 vjet, na edukuan për të fituar gjithçka dhe unë punoj sipas linjave që na vendosi Santiago Bernabéu. Jam shumë i lumtur që fitova titullin e pare këtë vit.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...