Merkato

Florenzi nuk po rinovon me Romën, e kërkon edhe Chelsea

Alessandro Florenzi vijon të mbajë pezull të ardhmen e tij te Roma. Kontrata e tij me verdhekuqtë skadon pas një sezoni dhe admiruesit nuk mungojnë, teksa lojtari kërkon një pagë prej “top-player”-i dhe garanci teknike për rolin në fushë pasi herë aktivizohet si mbrojtës e herë si sulmues anësor. Palët prej kohësh po bisedojnë dhe Monchi ka bërë ofertën që nuk e kënaq 27-vjeçarin çka ka bërë që zërat e merkatos të shtohen. Pas Interit dhe Milanit është Chelsea që po pret kohën e duhur për të bërë ofertë konkrete prej 25-30 milionë euro.

To Top