Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Florian Kamberi kthehet në Zvicër, firmos për tri vite me St Gallen

Florian Kamberi është larguar përfundimisht nga Hibernian, duke u transferuar te St Gallen në Zvicër, klube me të cilin ka firmosur për tre vjet. Kamberi kishte kontratë me Hibs deri në vitin 2022, por nuk figuronte në planet e trajnerit Jack Ross. Sulmuesi sapo përfundoi huazimin te Rangers, por rikthimi i tij te Hibernians nuk ishte pritur mirë nga fansat.

Kamberi filloi karrierën te Rapperswil-Jona përpara se të transferohej te Grasshopper. Në vitin 2018 u transferua tek Hibernians, fillimisht në formë huazimi, më pas me titull të plotë.

Ai zhvilloi 79 ndeshje, duke shënuar 29 herë për Hibs para se të gjente rrjetën një herë në nëntë ndeshje për Rangers.

I lindur në Kosovë, Kamberi kishte të drejtë të luante për tre përfaqësuese dhe, pasi përfaqësoi Zvicrën tek U-21, u thirr nga Shqipëria vitin e kaluar, ftesë të cilën e pranoi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...