Boks

Florian Marku bën ëndrrën realitet, ndeshja e radhës do të mbahet në Tiranë

Ëndrra e Florian Markut për një ndeshje boksi në Tiranë, po bëhet realitet. Pak ditë më parë ishte vetë kampioni shqiptar, që postoi një video të stadiumit “Air Albania”, duke paralajmëruar se pikërisht aty do të jetë beteja e radhës.

Përgatitjet duket se po shkojnë në rrugën e duhur dhe mbrëmjen e të premtes “The Albanian King” njoftoi se javën e ardhshme do të japë detaje për ndeshjen e radhës, teksa deri tani dihet me siguri që do të jetë në Shqipëri.

“Javen qe vjen do ju tregoj per ndeshjen e rradhes ne mes te Tiranes. Mezi e kam pritur nje ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim”, shkroi Marku në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency