Boks

Florian Marku mbron titullin kampion, cili pritet të jetë kundërshtari i radhës

Florian Markut i mjaftuan vetëm 4 raunde për të hedhur knock-out kundërshtarin Chris Jenkins dhe për të mbrojtur titullin kampion në IBF International Welterweight.

Boksieri shqiptar dhuroi një tjetër mbrëmje magjike në “Utilita Arena” të Newcastle, teksa paralajmëroi se nuk do të ndalet këtu, pasi ëndrra e tij është shumë më e madhe.

Por cili do të jetë kundërshtari i radhës i Florian Markut? Një nga emrat më të përfolur është kampioni britanik Amir Khan, me të cilin Marku ka pranuar se do ta mirëpriste një përballje.

Megjithatë gjasat më të mëdha janë që sfida e radhës e “The Albanian King” të jetë kundër amerikanit Chris Colbert, 25-vjeçar që ishte mbrëmjen e sotme në “Utilita Arena” për të ndjekur ndeshjen Marku vs Jenkins.

“Shumë boksierë më kanë refuzuar në fillimet e mia, por unë jam këtu për t’i sfiduar të gjithë”, u shpreh Marku pas ndeshjes me Jenkins, ndërsa Colbert reagoi menjëherë me një “Unë jo”, si për të thënë që është gati për duelin me 29-vjeçarin shqiptar.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency