Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Florian Marku: Serbi ishte shumë i dobët, triumfoj edhe në UFC

Florian Marku e mbajti fjalën, pasi pati deklaruar se do ta mposhtte kundërshtarin serb brenda raundit të parë. Sfida e sotme në “Asllan Rusi” zgjati vetëm 101 sekonda, ndërsa më pas serbi ra në tokë i dorëzuar.

Kampioni shqiptar, menjëherë pas sfidës dha një intervistë për Supersport, ku tregoi synimin e tij madhor, të garojë dhe të triumfojë në UFC.

Urime Florian! Një fitore shumë e shpejtë, ashtu siç e patët premtuar…
Me sportistë si ky, ndeshem me 3 njëherësh, pasi ishte i një niveli shumë të dobët. Gjithsesi përzgjedhja e kundërshtarëve nuk është në dorën time, por të menaxherëve, ndaj nuk kam çfarë të bëj.

Tani edhe dy ndeshje dhe mund të garoni në UFC…
Po, maksimumi 2-3 ndeshje dhe do të më shikoni në UFC. Atje jam gati të garoj dhe të ngre lart flamurin shqiptar. Do të jetë e vështirë sa të futem në UFC, sepse pastaj jam i bindur që rripi do të jetë i imi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...