Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Floyd Mayweather Jr. përgatit kthimin në ring, ja cili do të jetë rivali i tij

Tifozët e boksit mund të shohin Floyd Mayweather Jr. të rikthehet në ring. Pritet të ndodhë muajin e ardhshëm në një ndeshje ekzibicioni. Sipas TMZ Sports, boksieri veteran do të jetë pjesë e “Global Titans Fights Series.” “Money” do të përballet në një duel prej tetë raundesh me Don Moore, më 14 maj, në taracën e hotelit Burj Al Arab, në Dubai, që shërben si pistë helikopterësh.

Boksieri 45-vjeçar amerikan u tërhoq nga boksi profesionist në vitin 2017 me një rekord prej 50 duelesh të fituara dhe asnjë humbje. Më vonë ai iu përkushtua stërvitjes dhe betejave kundër rivalëve të ndryshëm. Më e rëndësishmja ishte beteja me Conor McGregor, duke thyer rekordin e audiencës pay-per-view.

Moore, rivali i radhës i Mayweather, gjithashtu vjen në këtë event si i pamposhtur. Rekordi i tij është 18 fitore, asnjë humbje dhe vetëm një barazim. Nga ato 18 fitore, 12 ishin me “knockout”.

Në këtë event të quajtur “The Global Titans Fight Series”, do të jetë i pranishëm edhe ish-kampioni i UFC-së, Anderson Silva, i cili do të përballet me Bruno Machadon. Silva kthehet në skenë për të luftuar pas asaj që bëri kundër Tito Ortiz në shtator 2021, kur e mposhti në raundin e parë me “knockout”.

Mayweather Jr. është ngjitur për herë të fundit në ring më 6 qershori 2021, kundër youtuberit Logan Paul në një sfidë ekzibicioni.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...