Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Foden: Southgate ka krijuar një frymë shumë të mirë, jemi si një familje

Foden mbron Southgate: Nuk ka faj për lojën tonë zhgënjyese

Anglia ka hyrë në ethet e fundit të sfidës gjysmëfinale në EURO2024, me “Tre Luanët” që do të matin forcat me Holandën në Dortmund.

Një edicion i mirë deri më tani, por në Angli nuk janë të lumtur pa trofeun, ndaj gjatë rrugëtimit kritikat për skuadrën dhe Gareth Southgate nuk kanë munguar.

Lexo edhe:

Gjithsesi, lojtarët duket se janë të gjithë në anën e trajnerit, diçka të cilën e ka konfirmuar dhe Phil Foden, që gjithashtu në këtë kampionat nuk i ka shpëtuar kritikave.

“Jemi në gjysmëfinale dhe kjo është një ndjenjë e bukur, ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë kjo për ne dhe për Anglinë. Kritikat? Padyshim që i kemi dëgjuar, por ne jemi me trajnerin dhe ndaj Zvicrës ne treguam se sa shumë e duam këtë sukses këtë vit. Pas ndeshjes trajneri nuk na tha asgjë për vetën e tij, pasi i intereson vetëm suksesi skuadrës, i kombit. Southgate ka krijuar një frymë shumë të mirë këtu, ne jemi si familje dhe kjo është meritë e tij. Ne e tregojmë edhe në fushën e lojës këtë, pasi ne ndihmojmë njëri-tjetrin, nuk dorëzohemi kurrë deri në fund, prandaj kemi shënuar disa gola në limite, kjo thjesht tregon lidhjen e fortë që kemi. Holanda? Janë një skuadër e fortë, jemi në një pikë ku gabimet duhet të minimizohen dhe detajet bëjnë diferencën. Ne duam të shkojmë në Berlin” – përfundoi Foden.

24-vjeçari ka qenë një titullar i padiskutueshëm i Anglisë në këtë Europian, por në pesë ndeshje, Foden nuk ka shënuar ende, madje ende nuk ka dhuruar as asist.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...