Fabio Fognini “Mbret” i Montecarlos. 31-vjeçari mposhti 2-0 me sete, 6-3, 6-4, Dusan Lajovic në finalen Mastersit të Montelcarlos, duke hyrë në histori si italiani i parë që triumfon në një turne 1000 pikësh në tenis. Tashmë Fonigni është vetëm një hap larg klasifikimit në top-10-shen më të mirë të botës.
Një finale që zgjati 1 orë e 38 minuta lojë, e kontrolluar nga Fognini, që pati një ngërç në lojën e tretë të setit të parë, të cilin e humbi edhe pse kishte radhën në shërbim, por reagoi shpejt duke e thyer dy herë në shërbim kundërshtarin.
Edhe në setin e dytë Lajovic u thye me shërbimet e tij dy herë, duke u dorëzuar në fund pa kushte, 6-3, 6-4. Tenisti italian është vetëm 245 pikë larg top-10-shes në klasifikimin e përgjithshëm ATP.
