Serie A

Fonseca: Fiorentina e rrezikshme, ja objektivi i Romës për këtë sezon

Roma do të luajë takimin e radhës në Serinë A nesër në orën 18:00 përballë Fiorentinës në “Olimpico”, ndërsa trajneri Paulo Fonseca doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp ku foli për gjendjen e skuadrës dhe theksoi se verdhekuqtë do të synojnë rikthimin te fitorja.

Si është gjendja e Smalling?
Chris nuk ka luajtur të plotë ndeshjen e të enjtes në Europë, por është gati dhe nesër mund të luajë. Të shohim.

Duke qenë se Juve dhe Interi po hasin probleme, a mund të synojë Roma diçka më shumë këtë sezon?
Juventus dhe Interi janë kandidatët kryesorë për titull, ndërsa ne kemi detyrë vetëm të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një.

Lojtarë si Ibra, Ribvery e Pedro po shkëlqejnë në Itali, pavarësisht moshës…
Në kampionatet e tjera quhesh i vjetër nëse kalon të 30-at, por këtu vlerësojnë cilësinë. Lojtarë si Ibra, Ribery e Pedro jo vetëm kanë cilësi të padiskutueshme, por po garojnë mirë edhe në aspektin fizik.

Ku duhet të përmirësohet kjo Romë?
Ne të gjithë e dimë që kemi ende shumë gjëra për të përmirësuar, ashtu siç e kemi të qartë që çdo gjë arrihet vetëm me punë. E rëndësishme është që kemi një organikë me marzh të lartë përmirësimi, pasi kemi futbollistë të rinj, shumë të talentuar.

Çfarë ka ndryshuar për mirë krahasuar me një vit më parë?
Me shumicën e futbollistëve tani kam më shumë se një vit që punoj dhe ata e dinë mirë çfarë dua në fushë. Tani futbollistët njohin më mirë idetë e mia, por edhe unë karakteristikat e tyre, ndaj jemi komplet ndryshe krahasuar me sezonin e kaluar.

Më mirë me tre apo me katër në mbrojtje?
Varet shumë edhe nga kundërshtari. Ne kemi futbollistët e duhur për t’u përshtatur mirë me të dy sistemet, ndaj kjo ka më shumë rëndësi.

Çfarë ndeshjeje prisni nesër?
Do të përballemi me një skuadër si Fiorentina, që ka afruar shumë futbollistë me cilësi e eksperiencë në Serinë A. Janë një ekip me alternative të shumta dhe futbollistë që dinë të luajnë futboll, ndaj do të jetë një ndeshje e vështirë.

Roma e këtij sezoni duket shumë më vertikale…
Ky është një aspekt shumë pozitiv, pasi kemi lojtarë si Spinnazzola, Pedro e Mhkitaryan, me të cilët mund të dalësh shpejt përpara dhe të krijosh rrezik. Kemi punuar shumë në këtë aspekt dhe jam I kënaqur që jemi përmirësuar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency